82 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 1672.
Kjo është dita me më shumë të infektuar që prej marsit.
Një pacient 68-vjeçar nga Puka ndërroi jetë në spitalin Infektiv, pasi disa ditësh nën trajtim intensiv.
Të infektuarit e rinj janë 28 të prekur në Tiranë, 18 në Shkodër, 10 në Krujë, 8 në Durrës, 7 në Vlorë, 3 në Kamëz, nga 2 raste në Kukës, Elbasan, Fier dhe nga 1 i prekur në Korçë dhe Pukë
Mes të infektuarve të rinj ka kontakte të personave të diagnostikuar më parë, por dhe raste të reja për të cilët po vazhdon hetimi epidemiologjik.
50 pacientë janë të shtruar në Spitalin Infektiv, 8 janë në terapi intensive, dy të intubuar.
70 për qind e gjithë të infektuarve janë shëruar.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 21 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 1672 të infektuar,
– 37 viktima;
– 1064 të shëruar,
– 571 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 16 qershor është:
- Tiranë, 271 pacientë aktivë,
- Shkodër, 86 pacientë aktivë,
- Krujë, 72 pacientë aktivë,
- Kamëz, 30 pacientë aktivë,
- Durrës, 33 pacientë aktiv,
- Pukë, 11 pacient aktivë,
- Vlorë, 28 pacient aktivë,
- Lushnje, 12 pacientë aktivë,
- Elbasan, 8 pacientë aktivë,
- Fier, 6 pacientë aktivë,
- Kukës, 2 pacientë aktivë,
- Korçë, 2 pacient aktivë,
- Librazhd, 1 pacient aktiv,
- Mallakastër, 2 pacient aktiv,
- Tropojë, 2 pacientë aktiv,
- Mat, 2 pacientë aktivë,
- Lezhë, 3 pacient aktiv,
- Ura Vajgurore, 1 pacient aktiv,
- Berat, 1 pacient aktiv,
- Gjirokastër, 1 pacient aktiv.