Përditësim 19 maj: Vetëm 1 i infektuar i ri, shkon në 949 totali i të prekurve

Nga Exit News
Përditësim 19 maj: Vetëm 1 i infektuar i ri, shkon në 949 totali i të prekurve

1 pacient i ri me koronavirus është zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 949.

Kjo është dita me më pak të infektuar ditorë që prej fillimit të pandemisë.

78 përqind e të infektuarve ose 745 prej tyre janë shëruar.

Sipas njoftimit të ISHP-së, i infektuari i ri është zbuluar në Tiranë.

Në 24 orët të fundit janë testuar 177 qytetarë të dyshuar, ndërsa që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 13 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 949 të infektuar,

– 31 viktima;

–  745 të shëruar,

–  176 të infektuar aktivë;

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 15 pacientë, ku vetëm 3 janë në terapi intensive.

Më pak se 15 për qind e të infektuarve kanë nevojë për trajtim spitalor.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 19 maj është:

– Tiranë, 78 pacientë aktivë,

– Krujë, 46 pacientë aktivë,

– Shkodër, 15 pacientë aktivë,

– Kamëz, 12 pacientë aktivë,

– Durrës, 19 pacientë aktiv,

– Berat, 10 pacientë aktivë,

– Fier, 5 pacientë aktivë,

– Elbasan, 2 pacientë aktivë,

– Mirditë, 1 pacient aktiv,

– Korçë, 1 pacient aktiv,

– Kurbin, 1 pacient aktiv.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>