81 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 4171.
Në 24 orët e fundit 1 pacientë kanë humbur jetën: një 80-vjeçar nga Tirana.
Të infektuarit e rinj janë 50 raste në Tiranë, nga 4 raste në Shkodër, Korçë, Kavajë, nga 3 raste në Durrës, Fier, Elbasan, Mirditë, Tropojë, Kamëz, 1 rast në Kurbin.
Në spital janë të shtruar 123 pacientë, mes tyre edhe mosha të reja. 18 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 3 prej tyre të intubuar në gjendje të rëndë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar në 2 352 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar rreth 34 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 4171 të infektuar,
– 113 viktima;
– 2 352 të shëruar,
– 1 585 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 17 korrik sipas qarqeve është:
- Tiranë, 824 pacientë aktivë,
- Durrës, 210 pacientë aktiv,
- Shkodër, 199 pacientë aktivë,
- Vlorë, 101 pacientë aktivë,
- Fier, 42 pacientë aktivë,
- Lezhë, 84 pacientë aktivë,
- Korçë, 62 pacientë aktivë,
- Kukës, 50 pacientë aktivë,
- Elbasan, 48 pacientë aktivë,
- Berat, 38 pacientë aktivë;
- Gjirokastër, 19 pacientë aktivë,
- Dibër, 26 pacientë aktiv.