Përditësim 20 korrik: 81 të infektuar të rinj dhe 1 viktimë, shkon në 4171 totali i të infektuarve

Nga Exit News
Përditësim 20 korrik: 81 të infektuar të rinj dhe 1 viktimë, shkon në 4171 totali i të infektuarve

81 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 4171.

Në 24 orët e fundit 1 pacientë kanë humbur jetën: një 80-vjeçar nga Tirana.

Të infektuarit e rinj janë 50 raste në Tiranë, nga 4 raste në Shkodër, Korçë, Kavajë, nga 3 raste në Durrës, Fier, Elbasan, Mirditë, Tropojë, Kamëz, 1 rast në Kurbin.

Në spital janë të shtruar 123 pacientë, mes tyre edhe mosha të reja. 18 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 3 prej tyre të intubuar në gjendje të rëndë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar në 2 352 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të marsit janë testuar rreth 34 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 4171 të infektuar,

– 113 viktima;

– 2 352 të shëruar,

– 1 585 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 17 korrik sipas qarqeve është:

  1. Tiranë, 824 pacientë aktivë,
  2. Durrës, 210 pacientë aktiv,
  3. Shkodër, 199 pacientë aktivë,
  4. Vlorë, 101 pacientë aktivë,
  5. Fier, 42 pacientë aktivë,
  6. Lezhë, 84 pacientë aktivë,
  7. Korçë, 62 pacientë aktivë,
  8. Kukës, 50 pacientë aktivë,
  9. Elbasan, 48 pacientë aktivë,
  10. Berat, 38 pacientë aktivë;
  11. Gjirokastër, 19 pacientë aktivë,
  12. Dibër, 26 pacientë aktiv.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>