
53 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 1891.
Një paciente 70-vjeçar nga Durrësi ndërroi jetë në spitalin Infektiv, pasi disa ditësh nën trajtim intensiv.
Të infektuarit e rinj janë 26 raste janë në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Krujë, 4 në Vlorë, nga 3 në Fier dhe Pogradec, nga 2 në Kukës dhe Lezhë dhe një rast në Durrës.
Mes të infektuarve të rinj ka kontakte të personave të diagnostikuar më parë, por dhe raste të reja për të cilët po vazhdon hetimi epidemiologjik.
63 pacientë janë të shtruar në Spitalin Infektiv, 7 janë në terapi intensive, 2 të intubuar.
70 për qind e gjithë të infektuarve janë shëruar.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 22 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 1891 të infektuar,
– 43 viktima;
– 1126 të shëruar,
– 622 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 20 qershor sipas qarqeve është:
- Tiranë, 336 pacientë aktivë,
- Durrës, 143 pacientë aktiv,
- Shkodër, 116 pacientë aktivë,
- Vlorë, 49 pacient aktivë,
- Fier, 31 pacientë aktivë,
- Elbasan, 10 pacientë aktivë,
- Korçë, 13 pacient aktivë,
- Lezhë, 14 pacient aktivë,
- Kukës, 7 pacientë aktivë,
- Gjirokastër, 2 pacient aktivë.
- Berat, 1 pacient aktiv.