Përditësim 26 nëntor: 656 raste të reja dhe 10 viktima nga Covid-19

Nga Exit News
Përditësim 26 nëntor: 656 raste të reja dhe 10 viktima nga Covid-19

656 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 35.600.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 10 persona: 3 qytetar nga Tirana, 3 qytetar nga Durrësi, 2 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Gjirokastar, të moshave nga 44 në 85 vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 131 raste në Tiranë, 78 në Lezhë, 47 në Gjirokastër, 46 në Krujë, 44 në Durrës, 31 në Vlorë, 28 në Berat, 27 në Sarandë, 24 në Elbasan, nga 22 raste në Kavajë, Përmet, 18 në Kukës, nga 17 raste në Kurbin, Lushnje, nga 16 raste në Librazhd, Gramsh, 15 në Tropojë, 12 në Pukë, 11 në Malësi e Madhe, nga 7 raste në Tepelenë, Kolonjë, nga 5 raste në Mat, Bulqizë, 3 në Korçë, 2 në Dibër, nga 1 rast në Fier, Pogradec, Delvinë, Peqin, Kuçovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 321 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 17.352 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 469 pacientë, 15 në terapi intensive, 4 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (26 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 656
Të shëruar ne 24 orë 321
Të shtruar në spitale 469

Humbje jete në 24 orë 10

Testime ditore 2.174

 

Testime totale 182.016
Raste pozitive 35.600
Raste të shëruara 17.352
Raste Aktive 17.495
Humbje jete 753

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 8904
Fier 1360
Durrës 1312
Korçë 953
Vlorë 875
Shkodër 870
Elbasan 827
Lezhë 757
Berat 524
Gjirokaster 551
Kukës 392
Dibër 170

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>