26 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 1076.
76 përqind e të infektuarve ose 823 prej tyre janë shëruar.
Sipas njoftimit të ISHP-së, të infektuarit e rinj janë zbuluar të gjithë në Tiranë. 12 prej të prekurve janë personel shëndetësor në QSUT, të gjithë të infektuar nga një infermiere, e konstatuar pozitive tre ditë më parë. Asnjë prej tyre nuk ka simptoma.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 15 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 1076 të infektuar,
– 33 viktima;
– 823 të shëruar,
– 220 të infektuar aktivë;
Në spitalin e Infektivit aktualisht po marrin shërbim 24 pacientë, ku 3 janë në terapi intensive.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 28 maj është:
– Tiranë, 122 pacientë aktivë,
– Durrës, 51 pacientë aktiv,
– Krujë, 17 pacientë aktivë,
– Shkodër, 12 pacientë aktivë,
– Berat, 6 pacientë aktivë,
– Kamëz, 9 pacientë aktivë,
– Fier, 2 pacientë aktivë,
– Korçë, 1 pacient aktiv.