Përditësim 29 korrik: 108 të infektuar të rinj dhe 2 viktima, shkon në 5105 totali i të infektuarve

Nga Exit News
Përditësim 29 korrik: 108 të infektuar të rinj dhe 2 viktima, shkon në 5105 totali i të infektuarve

108 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 5105.

Në 24 orët e fundit 2 pacientë kanë humbur jetën: një 68 vjeçare nga Shijaku, një 60 vjeçare nga Tirana.

125 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndërto 17 janë në terapi intensive dhe 7 janë të intubuar.

Të infektuarit e rinj janë:52 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 7 në Kukës, 6 në Fier, 5 në Mirditë, 4 në Tropojë, nga 3 raste në Vlorë, Kamëz, Përmet, nga 2 raste në Elbasan, Tepelenë, Memaliaj, nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Lezhë, Has, Berat, Pogradec, Prrenjas.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2830, që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të marsit janë testuar rreth 39 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 4997 të infektuar,

– 150 viktima;

– 2830 të shëruar,

– 2125 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 29 korrik sipas qarqeve është:

  1. Tiranë, 1146 pacientë aktivë,
  2. Durrës, 255 pacientë aktiv,
  3. Shkodër, 202 pacientë aktivë,
  4. Vlorë, 105 pacientë aktivë,
  5. Fier, 76 pacientë aktivë,
  6. Lezhë, 83 pacientë aktivë,
  7. Korçë, 69 pacientë aktivë,
  8. Kukës, 60 pacientë aktivë,
  9. Elbasan, 49 pacientë aktivë,
  10. Berat, 30 pacientë aktivë;
  11. Gjirokastër, 29 pacientë aktivë,
  12. Dibër, 21 pacientë aktiv.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>