Përditësim 29 qershor: 64 të infektuar të rinj dhe 2 viktima, shkon në 2466 totali i të infektuarve

Nga Exit News
Përditësim 29 qershor: 64 të infektuar të rinj dhe 2 viktima, shkon në 2466 totali i të infektuarve

64 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 2466.

Një 78-vjeçare nga Tirana dhe një 83-vjeçar nga Durrësi kanë humbur jetën në spitalin infektiv.

84 pacientë po trajtohen në spitalin Infektiv, 11 prej tyre janë në terapi intensive, dy të intubuar.

Mosha mesatare e të shtruarve është 61 vjeç.

Të infektuarit e rinj janë 15 raste në Tiranë, 13 në Krujë, 11 në Shkodër, 7 në Durrës, 4 në Lezhë, nga 3 raste në Kukës, Pukë, 2 në Kurbin, dhe nga 1 rast përkatësisht në Korçë, Elbasan, Vlorë, Berat, Mat, Pogradec.

Mes të infektuarve të rinj ka kontakte të personave të diagnostikuar më parë, por dhe raste të reja për të cilët po vazhdon hetimi epidemiologjik.

70 për qind e gjithë të infektuarve janë shëruar.

Që prej fillimit të marsit janë testuar rreth 25 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 2466 të infektuar,

– 58 viktima;

– 1438 të shëruar,

– 970 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 29 qershor sipas qarqeve është:

  1. Tiranë, 358 pacientë aktivë,
  2. Durrës, 198 pacientë aktiv,
  3. Shkodër, 155 pacientë aktivë,
  4. Vlorë, 100 pacientë aktivë,
  5. Fier, 47 pacientë aktivë,
  6. Elbasan, 13 pacientë aktivë,
  7. Korçë, 28 pacientë aktivë,
  8. Lezhë, 39 pacient aktivë,
  9. Kukës, 18 pacientë aktivë,
  10. Gjirokastër, 7 pacientë aktivë,
  11. Berat, 6 pacientë aktivë;
  12. Dibër, 1 pacient aktiv.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>