Përditësim 3 korrik: 90 të infektuar të rinj dhe 3 viktima, shkon në 2752 totali i të infektuarve

Nga Exit News
Përditësim 3 korrik: 90 të infektuar të rinj dhe 3 viktima, shkon në 2752 totali i të infektuarve

90 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 2752.

Kjo është dita me më shumë të infektuar të rinj që prej 9 marsit.

Një 57 vjeçar nga Shkodra, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 76 vjeçar nga Durrësi kanë humbur jetën në spitalin Infektiv.

80 pacientë po trajtohen në spitalin Infektiv, 8 prej tyre janë në terapi intensive, 1 i intubuar.

Të infektuarit e rinj janë 35 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 10 në Kurbin, 8 në Vlorë, 6 në Shkodër, 4 në Përmet, 3 në Pogradec, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Kavajë, Lushnje, nga 1 rast në Kolonjë, Vau i Dejës, Kamëz, Durrës.

Mes të infektuarve të rinj ka kontakte të personave të diagnostikuar më parë, por dhe raste të reja për të cilët po vazhdon hetimi epidemiologjik.

Që prej fillimit të marsit janë testuar rreth 28 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 2752 të infektuar,

– 72 viktima;

– 1592 të shëruar,

– 1088 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 3 korrik sipas qarqeve është:

  1. Tiranë, 409 pacientë aktivë,
  2. Durrës, 209 pacientë aktiv,
  3. Shkodër, 158 pacientë aktivë,
  4. Vlorë, 117 pacientë aktivë,
  5. Fier, 46 pacientë aktivë,
  6. Lezhë, 57 pacientë aktivë,
  7. Korçë, 32 pacientë aktivë,
  8. Kukës, 21 pacientë aktivë,
  9. Elbasan, 13 pacientë aktivë,
  10. Berat, 8 pacientë aktivë;
  11. Gjirokastër, 10 pacientë aktivë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>