131 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 13 649.
Në 24 orët e fundit 3 pacientë e kanë humbur jetën.
189 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, prej të cilëve 16 në terapi intensive dhe 5 pacientë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 49 raste në Tiranë, 16 në Durrës, 8 në Elbasan, 7 në Shijak, 6 në Korçë, nga 5 raste në Kukës, Berat, nga 4 raste në Shkodër, Krujë, Fier, 3 raste Malësi e Madhe, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Has, Vlorë, Përmet, Dibër, Klos, Patos, nga 1 rast në Kavajë, Pogradec, Sarandë, Delvinë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 115 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 7 847 që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 85 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 13 649 të infektuar,
– 384 viktima;
– 7 847 të shëruar,
– 5 382 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve deri në 28 shtator:
- Tiranë 2676 raste;
- Durrës 596 raste;
- Shkodër 397 raste;
- Lezhë 306 raste;
- Elbasan 302 raste;
- Fier 249 raste;
- Korçë 240 raste;
- Vlorë 193 raste;
- Kukës 156 raste;
- Berat 114 raste;
- Dibër 109 raste;
- Gjirokastër 77 raste.