Përditësim 31 korrik: 79 të infektuar të rinj dhe 3 viktima, shkon në 5276 totali i të infektuarve

Nga Exit News
Përditësim 31 korrik: 79 të infektuar të rinj dhe 3 viktima, shkon në 5276 totali i të infektuarve

79 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 5276

Në 24 orët e fundit 3 pacientë kanë humbur jetën: një 56 vjeçar dhe një 70 vjeçare nga Tirana dhe një 90 vjeçar nga Elbasani

115 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndërto 16 janë në terapi intensive dhe 5  janë të intubuar.

Të infektuarit e rinj janë:56 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Krujë, nga 3 raste Fier, Lushnje, nga 1 rast në Elbasan, Kavajë, Vlorë, Kamëz, Divjakë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 69 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2952, që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të marsit janë testuar rreth 39 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 5276 të infektuar,

– 157 viktima;

– 2952 të shëruar,

–  2167 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 31 korrik sipas qarqeve është:

  1. Tiranë, 1191 pacientë aktivë,
  2. Durrës, 256 pacientë aktiv,
  3. Shkodër, 209 pacientë aktivë,
  4. Vlorë, 94 pacientë aktivë,
  5. Fier, 83 pacientë aktivë,
  6. Lezhë, 82 pacientë aktivë,
  7. Korçë, 60 pacientë aktivë,
  8. Kukës, 65 pacientë aktivë,
  9. Elbasan, 47 pacientë aktivë,
  10. Berat, 27 pacientë aktivë;
  11. Gjirokastër, 29 pacientë aktivë,
  12. Dibër, 24 pacientë aktiv.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>