Përditësim 7 korrik: 74 të infektuar të rinj dhe 2 viktima, shkon në 3 038 numri i të infektuarve

Përditësim 7 korrik: 74 të infektuar të rinj dhe 2 viktima, shkon në 3 038 numri i të infektuarve

74 raste të reja me koronavirus dhe 2 vdekje u shënuan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 3 038.

Dy qytetarë, një 45-vjeçare nga Berati dhe një 82 vjeçar nga Kruja kanë humbur jetën në Spitalin Infektiv.

Të infektuarit e rinj janë 37 raste në Tiranë, 10 në Durrës, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Korçë, Kavajë, nga 2 raste në Fier, Lushnje, Mirditë, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Pukë, Berat, Kamëz, Gjirokastës, Pogradec, Sarandë, Vau i Dejës, Dibër, Malësi e Madhe.

Në spital janë të shtruar 81 pacientë, mes tyre edhe mosha të reja. 7 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 2 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 409 testime për të dyshuar të prekur me COVID19.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 42 qytetarë, duke e çuar në 1744 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të marsit janë testuar rreth 30 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 3 038 të infektuar,

– 81 viktima;

– 1744 të shëruar,

– 1213 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 7 korrik sipas qarqeve është:

  1. Tiranë, 477 pacientë aktivë,
  2. Durrës, 221 pacientë aktiv,
  3. Shkodër, 167 pacientë aktivë,
  4. Vlorë, 115 pacientë aktivë,
  5. Fier, 49 pacientë aktivë,
  6. Lezhë, 63 pacientë aktivë,
  7. Korçë, 30 pacientë aktivë,
  8. Kukës, 24 pacientë aktivë,
  9. Elbasan, 25 pacientë aktivë,
  10. Berat, 16 pacientë aktivë;
  11. Gjirokastër, 15 pacientë aktivë,
  12. Dibër, 11 pacientë aktivë.

Kujtesë:

Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>