Ministria e Shëndetësisë bëri me dije të premten se, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 7 qytetarë nga COVID-19 dhe janë regjistruar 647 të infektuar nga 4 139 të testuar.
Aktualisht janë 9 499 pacientë të infektuar në të gjithë vendin dhe 161 të shtruar në Spitalet Covid, prej të cilëve 19 raportohet të jenë në gjendje të rënduar.
Pjesa më e madhe e rasteve aktive janë të përqëndruara në Tiranë, 4 235, pasuar nga Durrësi me 1006 dhe Fieri me 802 infektime.
Ndërkohë, janë shëruar 964 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 158 574 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (01 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 647
Të shëruar në 24 orë 964
Të shtruar në spitale 161
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 4,139
Testime totale 1,206,855
Raste pozitive 170,778
Raste të shëruara 158,574
Raste Aktive 9,499
Humbje jete 2,705
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4,235
Durrës 1006
Fier 802
Shkodër 795
Vlorë 551
Elbasan 513
Berat 383
Lezhë 364
Korçë 263
Kukës 213
Gjirokastër 211
Dibër 163