Në 24 orët e fundit në Shqipëri u infektuan 631 persona me COVID-19 dhe humbën jetën 17 persona, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
Gjatë ditës së martë janë kryer 702 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 21,613 vaksinime. Të mërkurën janë kryer 3035 testime.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 255 raste në Tiranë, 36 raste në Vlorë, 34 raste në Shkodër, 32 raste në Fier, 23 raste në Durrës, 17 raste në Korçë, 16 raste në Mirditë, 15 raste në Krujë, Lushnje, Kamëz, 14 raste në Elbasan, 13 raste në Lezhë, 11 raste në Kavajë, Librazhd, 10 raste në Kukës, 9 raste në Gjirokastër, Pogradec, 8 raste Peqin, 7 raste në Berat, Tepelenë, 6 raste në Kurbin, Pukë, Kuçovë, 5 raste në Dibër, 4 raste në Kolonjë, 3 raste në Devoll, Tropojë, Mallakastër, Mat, Ura Vajgurore, Shijak, Patos, Cërrik, 2 raste në Përmet, Sarandë, Delvinë, Malësi e Madhe, Gramsh, Skrapar, Vorë, 1 rast në Has, Rrogozhinë, Vau i Dejës, Fushë- Arrëz, Selenicë, Prrenjas, Himarë, Maliq, Poliçan.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 714 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 77,498 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 649 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.
17 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 9 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Librazhdi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 22-89 vjeç.
Statistika (10 Mars 2021)
Raste të reja ditore 631
Të shëruar në 24 orë 714
Të shtruar në spitale 649
Humbje jete në 24 orë 17
Testime ditore 3035
Testime totale 498,076
Raste pozitive 114,840
Raste të shëruara 77,498
Raste Aktive 35,356
Humbje jete 1,986
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 23508
Fier 2542
Vlorë 1676
Durrës 1661
Shkodër 1325
Gjirokastër 1258
Korçë 861
Elbasan 672
Lezhë 705
Berat 491
Dibër 338
Kukës 319