Ministria e Shëndetësisë njoftoi të enjten se janë infektuar 360 persona dhe kanë humbur jetën 6 persona.
MSH tha se janë kryer 3342 testime.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 534 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 97,206 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 227 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qyetetar nga Shkodra, të moshave 68 – 83 vjeç.
Statistika (10 Prill 2021)
Raste të reja ditore 360
Të shëruar në 24 orë 534
Të shtruar në spitale 227
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 3342
Testime totale 586,923
Raste pozitive 128,155
Raste të shëruara 97,206
Raste Aktive 28,639
Humbje jete 2,310
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 20157
Fier 2509
Durrës 1208
Gjirokastër 1197
Shkodër 1010
Korçë 730
Vlorë 691
Kukës 342
Dibër 346
Elbasan 248
Berat 100
Lezhë 101