Ministria e Shëndetësisë njoftoi të hënën se, në 24 orët e fundit, 4 qytetar humbën jetën nga Covid-19.
Njëkohësisht, nga 2956 testime të kryera, 50 qytetarë rezultuan pozitivë me virusin.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 13 raste në Tiranë, 5 raste në Shkodër dhe Devoll, 4 raste në Vlorë dhe Skrapar, 3 raste në Sarandë, 2 raste në Kukës, Pogradec, Dropull, 1 rast në Fier, Korçë, Elbasan, Lezhë, Has, Kavajë, Mirditë, Tropojë, Mallakastër dhe Kolonjë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 1020 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 119,061 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 96 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 4 qyetetarë: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 64-78 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.
Statistika (11 Maj 2021)
Raste të reja ditore 50
Të shëruar në 24 orë 1,020
Të shtruar në spitale 96
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 2,956
Testime totale 663,228
Raste pozitive 131,803
Raste të shëruara 119,061
Raste Aktive 10,322
Humbje jete 2,420
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 8545
Shkodër 301
Fier 246
Korçë 215
Gjirokastër 228
Durrës 158
Vlorë 178
Elbasan 132
Lezhë 102
Berat 91
Dibër 70
Kukës 56