Minsitria e Shëndetësisë njoftoi të martën se një person ka humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit në vend.
Ndërkohë, në të njëjtin interval kohor u kryen 3 375 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 8 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: nga 2 raste në Tiranë, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Lezhë, Has.
Vlora është qarku i parë ku nuk ka raste aktive me Covid-19.
Aktualisht janë 136 raste aktive në vend. Prej tyre, po marrin trajtim spitalor 19 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 14 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,879 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (15 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 8
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 19
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 3,375
Testime totale 762,976
Raste pozitive 132,469
Raste të shëruara 129,879
Raste Aktive 136
Humbje jete 2,454
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Shkodër 43
Tiranë 37
Berat 17
Durrës 11
Lezhë 7
Elbasan 6
Gjirokastër 6
Korçë 3
Dibër 3
Fier 2
Kukës 1