
Dy qytetarë kanë ndërruar jetë nga COVID-19 dhe 200 raste infektimi janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Përhapja e variantit Delta në Shqipëri ka rritur ndjeshëm infektimet në vend javët e fundit.
Pjesa më e madhe e rasteve të reja janë shënuar në Shkodër, 45.
Aktualisht janë 2 981 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 47 pacientë.
Janë shëruar 27 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.