Përditësimi 17 mars: 15 të vdekur dhe 446 raste të reja në 24 orët e fundit

Përditësimi 17 mars: 15 të vdekur dhe 446 raste të reja në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë humbur jetën 15 persona.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar gjithashtu se janë kryer 2997 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 446 qytetarë.

Gjatë të mërkurës janë janë kryer 3338 vaksinime dhe që nga fillimi i  fushatës së vaksinimit janë kryer 33 369 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 135 raste në Tiranë, 34 raste në Shkodër, 26 raste në Durrës, 19 raste në Fier, 17 raste në Mirditë, Gjirokastër, 16 raste në Lezhë, 14 raste në Kavajë, 13 raste në Korçë, Vlorë, Berat, Kuçovë, 10 raste në Krujë, 7 raste Ura Vajgurore, 6 raste në Devoll, Kukës, Pogradec, 5 raste në Lushnje, Sarandë, Vau i Dejës, Dibër, 4 raste në Librazhd, Përmet, Tepelenë, Peqin, Shijak, 3 raste në Kurbin, Elbasan, Has, Pukë, Mallakastër, Prrenjas, Memaliaj, Skrapar, 2 raste në Tropojë, Fushë Arrëz, Selenicë, Roskovec, Kolonjë, 1 rast në Kamëz, Delvinë, Divajkë, Belsh, Gramsh, Poliçan, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 744 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 82,554 që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 440 pacientë, 33 në terapi intensive, nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.

15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 5 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Tepelena, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 40- 85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Statistika (17 Mars 2021)
Raste të reja ditore 446
Të shëruar në 24 orë 744
Të shtruar në spitale 440
Humbje jete në 24 orë 15
Testime ditore 2997

Testime totale 520,078
Raste pozitive 118,938
Raste të shëruara 82,554
Raste Aktive 34,292
Humbje jete 2092

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 23137
Fier 2556
Durrës 1600
Vlorë 1514
Shkodër 1275
Gjirokastër 1205
Korçë 837
Lezhë 716
Elbasan 481
Berat 304
Dibër 351
Kukës 316

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>