
Tre qytetarë kanë ndërruar jetë nga COVID-19 dhe 477 raste infektimi janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë të mërkurën.
Përhapja e variantit Delta në Shqipëri ka rritur ndjeshëm infektimet në vend javët e fundit.
Pjesa më e madhe e rasteve të reja janë shënuar në Tiranë, 174.
Aktualisht janë 3 782 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 56 pacientë.
Janë shëruar 67 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.