Ministria e Shëndetësisë njoftoi të dielën se, në 24 orët e fundit, 1 qytetare 72 vjeç nga Fieri humbi jetën nga Covid-19.
Njëkohësisht, nga 3 169 testime të kryera, 39 qytetarë rezultuan pozitivë me virusin.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 6 në Gjirokastër, 4 raste në Shkodër, nga 3 raste në Tiranë, Devoll, Berat, Vau i Dejës, nga 2 raste në Durrës, Fier, Pogradec, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Lushnje, Mirditë, Tropojë, Kamëz, Gramsh, Skrapar, Dropull.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 986 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 126,405 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 71 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.
Statistika (18 Maj 2021)
Raste të reja ditore 39
Të shëruar në 24 orë 986
Të shtruar në spitale 71
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 3,169
Testime totale 682,565
Raste pozitive 132,071
Raste të shëruara 126,405
Raste Aktive 3,230
Humbje jete 2,436
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2509
Korçë 142
Shkodër 132
Fier 74
Lezhë 71
Vlorë 66
Gjirokastër 66
Elbasan 57
Berat 51
Durrës 30
Kukës 20
Dibër 12