
Dy qytetarë kanë ndërruar jetë nga COVID-19 dhe 522 raste infektimi janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë të enjten.
Përhapja e variantit Delta në Shqipëri ka rritur ndjeshëm infektimet në vend javët e fundit.
Pjesa më e madhe e rasteve të reja janë shënuar në Tiranë, 193.
Aktualisht janë 4 204 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 59 pacientë.
Janë shëruar 98 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.