Ministria e Shëndetësisë njoftoi të hënën se janë infektuar me Covid-19 100 persona dhe humbën jetën 5 të tjerë.
MSH thanë se janë kryer 1867 testime.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
34 raste në Tiranë, 9 raste në Korçë, 6 raste në Kavajë, Gjirokastër, 4 raste në Fier, Lezhë, Vlorë, Librazhd, 3 raste në Elbasan, Has, Vorë, 2 raste në Shkodër, Kurbin, Berat, Sarandë, Gramsh, Skrapar, Poliçan, 1 rast në Kukës, Lushnje, Mirditë, Tropojë, Mallakastër, Roskovec.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 587 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 102,171 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 173 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, të moshave 55 – 86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Statistika (19 Prill 2021)
Raste të reja ditore 100
Të shëruar në 24 orë 587
Të shtruar në spitale 173
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 1867
Testime totale 609,555
Raste pozitive 129,694
Raste të shëruara 102,171
Raste Aktive 25,176
Humbje jete 2,347
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 18311
Fier 2136
Durrës 1018
Shkodër 895
Gjirokastër 856
Korçë 671
Vlorë 418
Dibër 318
Kukës 277
Elbasan 193
Berat 59
Lezhë 24