Minsitria e Shëndetësisë njoftoi të dielën se asnjë person nuk ka humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit në vend.
Ndërkohë, në të njëjtin interval kohor u kryen 1 693 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 2 qytetarë nga Shkodra dhe Librazhdi.
ktualisht janë 118 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,918 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht, janë 118 raste aktive me Covid-19 në vend, ndërkohë që prej fillimit të pandemisë janë shënuar 132,490 raste pozitive, prej të cilave 129,918 janë shëruar dhe 2454 kanë humbur jetën.
Statistika (20 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 2
Të shëruar në 24 orë 8
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1693
Testime totale 775,950
Raste pozitive 132,490
Raste të shëruara 129,918
Raste Aktive 118
Humbje jete 2,454
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Shkodër 43
Tiranë 31
Durrës 12
Berat 10
Lezhë 7
Elbasan 6
Dibër 3
Gjirokastër 2
Kukës 2
Korçë 1
Fier 1