Ministria e Shëndetësisë të dielën bëri me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 qytetarë nga COVID-19 dhe janë regjistruar 780 raste të reja infektimesh.
Vijon rritja e rasteve aktive dhe shtrimeve në spital, ku aktualisht janë 12 789 pacientë të infektuar në të gjithë vendin dhe 224 të shtruar në Spitalet Covid, prej të cilëve 19 raportohet të jenë në gjendje të rënduar.
Pjesa më e madhe e rasteve aktive janë të përqëndruara në Tiranë, 5394, pasuar Shkodra me 1338 dhe Fieri me 1209 infektime.
Ndërkohë, janë shëruar 575 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 147 584 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (19 Shtator 2021)
Raste të reja ditore 780
Të shëruar në 24 orë 757
Të shtruar në spitale 224
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 4022
Testime totale 1,151,640
Raste pozitive 162,953
Raste të shëruara 147,584
Raste Aktive 12,789
Humbje jete 2,580
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5,394
Shkodër 1,338
Fier 1,209
Durrës 1,188
Vlorë 781
Lezhë 635
Elbasan 643
Berat 502
Korçë 295
Kukës 307
Gjirokastër 274
Dibër 224