Përditësimi 2 janar: 268 raste të reja dhe 4 viktima me Covid-19

Nga Exit News
Përditësimi 2 janar: 268 raste të reja dhe 4 viktima me Covid-19

268 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 58,991

Në 24 orët e fundit, humbën jetën 4 qytetarë në spitalet COVID: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fier dhe 1 qytetar nga Mati, të moshave 63-80 vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 49 raste në Tiranë, 30 raste në Fier, 29 raste në Shkodër, 21 raste në Vlorë,  15 raste në Sarande dhe Dibër, 11 raste në Lushnje dhe Kurbin, 8 raste në Gjirokastër, 6 raste në Kamëz, Krujë dhe Berat, 5 raste në Gramsh, Tepelenë, Mirditë, 4 raste në Tropojë, Ura Vajgurore, 3 raste në Vorë, Klos, Vau Dejës, Kavajë, Lezhë, Durrës, 2 raste në Kukës, Mallakastër, Permet, Divjak, Skrapar, Cërrik, 1 rast në Patos, Kuçovë, Bulqizë, Delvinë, Mat, Pukë, Has, Elbasan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 415 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 34,353 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 286 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Në datën 1 Janar, kanë rezultuar pozitivë 407 qytetarë, 5 kanë humbur jetën dhe 304 qytetarë janë shëruar.

COVID-19 – Statistika (02 Janar 2021)

Testime totale            265,793
Raste pozitive             58,991
Raste të shëruara       34,353
Raste Aktive                23,448
Humbje jete                1190

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13602
Fier  1670
Shkodër   1305
Durrës  1162
Vlorë   969
Korçë    961
Lezhë  892
Elbasan 884
Berat  766
Gjirokastër 484
Kukës 409
Dibër  346

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>