Dy qytetarë kanë ndërruar jetë nga COVID-19 dhe 535 raste infektimi janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë të premten.
Përhapja e variantit Delta në Shqipëri ka rritur ndjeshëm infektimet në vend javët e fundit.
Pjesa më e madhe e rasteve aktive janë të përqëndruara në Tiranë, 1781, pasuar nga Shkodra me 739 dhe Vlora me 416 infektime.
Aktualisht janë 4 615 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 60 pacientë.
Janë shëruar 98 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.