Përditësimi, 20 shtator: 451 raste të reja dhe 7 humbje jete nga Covid-19

Nga Exit News
Përditësimi, 20 shtator: 451 raste të reja dhe 7 humbje jete nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë të hënën bëri me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 7 qytetarë nga COVID-19 dhe janë regjistruar 451 të infektuar nga 4081 të testuar.

Vijon rritja e rasteve aktive dhe shtrimeve në spital, ku aktualisht janë 12 700 pacientë të infektuar në të gjithë vendin dhe 242 të shtruar në Spitalet Covid, prej të cilëve 22 raportohet të jenë në gjendje të rënduar.

Pjesa më e madhe e rasteve aktive janë të përqëndruara në Tiranë, 5410, pasuar Shkodra me 1351 dhe Fieri me 1197  infektime.

Ndërkohë, janë shëruar 533 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 148 117 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika:

Testime totale 1,155,721
Raste pozitive 163,404
Raste të shëruara 148,117
Raste Aktive 12,700
Humbje jete 2,587

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>