
Një qytetarë 65-vjeç nga Vlora ka ndërruar jetë nga COVID-19 dhe 534 raste infektimi janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri sipas Ministrisë së Shëndetësisë të dielën.
Në të njëjtin interval vërehet një rënie e numrit të testimeve, me 4262 teste të kryera, krahasuar me ditët e mëparshme.
Pavarësisht kësaj, konstatohet një rritje e rasteve aktive dhe shtrimeve, ku aktualisht janë 5 573 pacientë aktivë në të gjithë vendin dhe 81 të shtruar te Spitali Infektiv .
Pjesa më e madhe e rasteve aktive janë të përqëndruara në Tiranë, 2138 , pasuar nga Shkodra me 911 dhe Vlora me 531 infektime.
Ndërkohë, janë shëruar 89 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131,273 që nga fillimi i epidemisë..