Minisitria e Shëndetësisë njoftoi të martën se asnjë person nuk ka humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit në vend.
Ndërkohë, në të njëjtin interval kohor u kryen 4 064 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitivë 5 qytetar nga Shkodra.
Aktualisht janë 100 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.
Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129 941 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (22 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 5
Të shëruar në 24 orë 12
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 4,064
Testime totale 781,556
Raste pozitive 132,496
Raste të shëruara 129,941
Raste Aktive 100
Humbje jete 2,455
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Shkodër 33
Tiranë 30
Durrës 10
Berat 7
Lezhë 7
Elbasan 5
Dibër 3
Kukës 2
Korçë 1
Fier 1
Vlora 1