Përditësimi, 23 gusht: Asnjë viktimë, 397 raste të reja në 24 orët e fundit

Nga Exit News
Përditësimi, 23 gusht: Asnjë viktimë, 397 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije të hënën se asnjë qytetar nuk ka humbur jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit në vend.

Në të njëjtin interval nga 4262 teste të kryera, janë regjistruar 397raste infektimiesh.

Pavarësisht kësaj, konstatohet një rritje e rasteve aktive dhe shtrimeve, ku aktualisht janë 5 792  pacientë aktivë në të gjithë vendin dhe 84 të shtruar te Spitali Infektiv .

Pjesa më e madhe e rasteve aktive janë të përqëndruara në Tiranë, 2231 ose rreth 39%, pasuar nga Shkodra me 928 dhe Vlora me 559 infektime. Njësoj edhe me hartën infektimeve të reja të identifikuara, ku këto 3 qytete dominojnë.

Ndërkohë, janë shëruar 178 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131 451 që nga fillimi i epidemisë.

Deri tani Ministria e Shëndetësisë nuk ka lëshuar statistika rreth moshës së të infektuarve apo viktimave.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>