Përditësimi, 24 gusht: 2 viktima dhe 800 raste të reja me COVID-19

Nga Exit News
Përditësimi, 24 gusht: 2 viktima dhe 800 raste të reja me COVID-19

Dy qytetarë kanë ndërruar jetë nga COVID-19 dhe 800 raste infektimi janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri sipas Ministrisë së Shëndetësisë të martën.

Hera e fundit kur nuri i rasteve ka qenë mbi 800 ka qenë më 7 Mars por atëherë pas një numri më të ulët testimesh, 3372, përkundër 5018 të raportuara të martën.

Pavarësisht kësaj, konstatohet një rritje e rasteve aktive dhe shtrimeve, ku aktualisht janë 6433  pacientë aktivë në të gjithë vendin dhe 90 të shtruar te Spitali Infektiv .

Pjesa më e madhe e rasteve aktive janë të përqëndruara në Tiranë, 2441 , pasuar nga Shkodra me 1079 dhe Vlora me 600 infektime.

Ndërkohë, janë shëruar 157 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131 608 që nga fillimi i epidemisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>