Tre qytetarë kanë ndërruar jetë nga COVID-19 dhe 844 raste infektimi janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri sipas Ministrisë së Shëndetësisë të mërkurën.
Ndër viktimat është dhe një qytetar 20 vjeç nga Korça me sëmundje bashkëshoqëruese.
Vijon rritja e rasteve aktive dhe shtrimeve në spital, ku aktualisht janë 7070 pacientë të infektuar në të gjithë vendin dhe 91 të shtruar te Spitali Infektiv .
Pjesa më e madhe e rasteve aktive janë të përqëndruara në Tiranë, 2687 , pasuar nga Shkodra me 1215 dhe Vlora me 640 infektime.
Ndërkohë, janë shëruar 204 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131 812 që nga fillimi i epidemisë.