Minsitria e Shëndetësisë njoftoi të dielën 2 viktima, nga Durrësi dhe Tirana, nga Covid-19 në 24 orët e fundit në vend.
Në të njëjtin interval kohor u kryen 3 366 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 14 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Tiranë, Malësi e Madhe, Memaliaj, Skrapar, 1 rast në Shkodër, Durrës, Fier, Devoll, Tropojë, Prrenjas.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 81 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,907 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 43 pacientë nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.
Statistika (25 Maj 2021)
Raste të reja ditore 14
Të shëruar në 24 orë 81
Të shtruar në spitale 43
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 3,366
Testime totale 703,636
Raste pozitive 132,229
Raste të shëruara 128,907
Raste Aktive 875
Humbje jete 2,447
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 439
Korçë 102
Shkodër 88
Vlorë 53
Elbasan 42
Berat 39
Lezhë 32
Gjirokastër 34
Fier 21
Kukës 13
Durrës 9
Dibër 3