Përditësimi, 25 mars: 13 humbje jete dhe 472 raste të reja me COVID-19

Nga Exit News
Përditësimi, 25 mars: 13 humbje jete dhe 472 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë humbur jetën 13 persona nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar gjithashtu se janë kryer 2794 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 472 qytetarë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 5,356 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 59,348 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 140 raste në Tiranë, 28 raste në Shkodër, Fier, 27 raste në Durrës, 17 raste në Gjirokastër, 14 raste në Korçë, Kukës, 13 raste në Kurbin, Lezhë, Berat, 12 raste në Vlorë, 11 raste në Elbasan, Lushnje,  9 raste në Pogradec, 8 raste në Devoll, Mirditë, Librazhd, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, 7 raste në Kavajë, 6 raste në Peqin, 5 raste në Kamëz, Malësi e Madhe, Gramsh,  Kuçovë, 4 raste në Krujë, Mallakastër, Prrenjas, 3 raste në Tropojë, Përmet, Tepelenë, Skrapar, Këlcyrë, 2 raste në Sarandë, Delvinë, Divjakë, Himarë, Kolonjë, Shijak, Vorë, Maliq, Patos, Cërrik, 1 rast në Has, Bulqizë, Memaliaj, Poliçan, Dropull, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 567 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 87,760 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 340 pacientë, 19 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 13 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Lushnja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Shijaku, të moshave 67-78 vjeç.

Statistika (25 Mars 2021)
Raste të reja ditore       472
Të shëruar në 24 orë     567
Të shtruar në spitale      340
Humbje jete në 24 orë   13
Testime ditore               2794

Testime totale            542,232
Raste pozitive             122,767
Raste të shëruara         87,760
Raste Aktive               32,823
Humbje jete                2184

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë   22507
Fier      2602
Durrës    1419
Vlorë     1289
Shkodër   1214
Gjirokastër 1238
Korçë     757
Lezhë     569
Elbasan  429
Kukës     352
Dibër    324
Berat      123

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>