Minisitria e Shëndetësisë njoftoi të premten se asnjë person nuk ka humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit në vend.
Ndërkohë, në të njëjtin interval kohor u kryen 2706 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitivë 7 qytetarë: 3 raste në Tiranë, 3 raste në Shkodër, 1 rast në Kavajë.
Aktualisht janë 76 pacientë aktivë me COVID19 në vend, prej të cilëve 2 pacientë po marrin trajtim spitalor të specializuar, njëri në terapi intensive.
Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,975 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (25 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 7
Të shëruar në 24 orë 9
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2706
Testime totale 789,025
Raste pozitive 132,506
Raste të shëruara 129,975
Raste Aktive 76
Humbje jete 2,455
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 27
Shkodër 20
Durrës 7
Lezhë 7
Berat 5
Elbasan 4
Dibër 2
Kukës 2
Fier 1
Vlorë 1