Tre qytetarë kanë ndërruar jetë nga COVID-19 dhe 888 raste infektimi janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri sipas Ministrisë së Shëndetësisë të enjten.
Vijon rritja e rasteve aktive dhe shtrimeve në spital, ku aktualisht janë 7681 pacientë të infektuar në të gjithë vendin dhe 91 të shtruar te Spitali Infektiv .
Pjesa më e madhe e rasteve aktive janë të përqëndruara në Tiranë, 2900 , pasuar nga Shkodra me 1322 dhe Vlora me 694 infektime.
Ndërkohë, janë shëruar 274 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 132 086 që nga fillimi i epidemisë.