Ministria e Shëndetësisë të shtunën bëri me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 3 qytetarë nga COVID-19 dhe janë regjistruar 905 raste të reja infektimesh.
Vijon rritja e rasteve aktive dhe shtrimeve në spital, ku aktualisht janë 8866 pacientë të infektuar në të gjithë vendin dhe 96 të shtruar te Spitali Infektiv, prej të cilëve 17 raportohet të jenë në gjendje të rënduar .
Pjesa më e madhe e rasteve aktivem, mbi 1/3 e tyre, janë të përqëndruara në Tiranë, 3244, pasuar nga Shkodra me 1597 dhe Vlora me 791 infektime.
Ndërkohë, janë shëruar 347 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 132 723 që nga fillimi i epidemisë.
Nga 144 079 persona të infektuar me koronavirus prej marsit të vitit të shkuar, 2 490 kanë ndërruar jetë nga sëmundja në vend.
Aktualisht, për shkak se Ministria e Shëndetësisë nuk ka lëshuar të dhëna rreth moshave të prekura, bëhet e pamundur të analizohen grupet më të prekura nga virusi apo trendet e infektimit në bazë të varianteve të Covid-19.