Përditësimi, 28 maj: 1 viktimë dhe 21 raste të reja me Covid-19 në vend

Përditësimi, 28 maj: 1 viktimë dhe 21 raste të reja me Covid-19 në vend

Minsitria e Shëndetësisë njoftoi të premten se një 77-vjeçar nga Tirana humbi jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit në vend.

Ndërkohë, në të njëjtin interval kohor u kryen 2807 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 21 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 raste në Berat, 3 raste në Durrës, 2 raste në Tiranë, Shkodër, Krujë, Kurbin, Gjirokastër, 1 rast në Devoll, Mirditë, Tropojë, Librazhd.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 41 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 55 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,097 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar numërohet rreth 132,285 persona, teksa mbeten 740 raste aktive.

Numri zyrtar i viktimave në vend është 2448.

Statistika (28 Maj 2021)

Raste të reja ditore        21

Të shëruar në 24 orë      55

Të shtruar në spitale      41

Humbje jete në 24 orë   1

Testime ditore                2,807

 

Testime totale            712,271

Raste pozitive             132,285

Raste të shëruara        129,097

Raste Aktive                  740

Humbje jete                  2,448

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         343

Korçë            91

Shkodër       82

Vlorë             40

Elbasan        36

Berat             41

Lezhë           31

Gjirokastër   27

Fier               18

Kukës           11

Durrës          16

Dibër          4

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>