Përditësimi, 29 gusht: 2 viktima dhe 768 raste të reja me COVID-19

Nga Exit News
Përditësimi, 29 gusht: 2 viktima dhe 768 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë të dielën bëri me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 2 qytetarë nga COVID-19 dhe  janë regjistruar 768 raste të reja infektimesh.

Vijon rritja e rasteve aktive dhe shtrimeve në spital, ku aktualisht janë 9230 pacientë të infektuar në të gjithë vendin dhe 96 të shtruar te Spitali Infektiv, prej të cilëve 16 raportohet të jenë në gjendje të rënduar .

Pjesa më e madhe e rasteve aktive, janë të përqëndruara në Tiranë, 3281, pasuar nga Shkodra me 1652 dhe Vlora me 857 infektime.

Ndërkohë, janë shëruar 402 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 133 125 që nga fillimi i epidemisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>