Përditësimi 29 prill: 118 raste dhe 3 viktima

Nga Exit News
Përditësimi 29 prill: 118 raste dhe 3 viktima

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se të enjten Shqipëria ka regjistruar 118 raste të reja dhe 3 viktima nga COVID-19.

Po ashtu tha se janë kryer 2079 testime.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 33 raste në Tiranë, 10 raste në Shkodër, 6 raste në Vlorë, Gjirokastër, 5 raste në Fier, Kukës, Lezhë, Skrapar, 4 raste në Devoll, Elbasan, Gramsh, 3 raste në Korçë, Tropojë, Sarandë, 2 raste në Krujë, Lushnje, Mirditë, Librazhd, Kuçovë, Vorë, Konispol, 1 rast në Durrës, Kurbin, Has, Mallakastër, Delvinë, Memaliaj, Patos, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 719 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 108,606 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 129 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

3 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54- 73 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Statistika (29 Prill 2021)

Raste të reja ditore 118

Të shëruar në 24 orë 719

Të shtruar në spitale 129

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 2079

Testime totale 632,901

Raste pozitive 130,977

Raste të shëruara 108,606

Raste Aktive 19,982

Humbje jete 2,389

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 16089

Fier 1465

Durrës 355

Shkodër 557

Korçë 409

Gjirokastër 313

Vlorë 255

Elbasan 141

Kukës 130

Dibër 103

Berat 99

Lezhë 66

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>