38 raste të reja dhe 2 humbje jete u shënuan në vend, gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Ministri e Shëndetësisë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 20 raste në Tiranë, 5 në Korçë, 3 në Sarandë, nga 1 rast në Fier, Kukës, Lezhë, Vlorë, Mirditë, Divjakë, Gramsh, Skrapar, Patos, Konispol.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 872 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 111,792 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 123 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.
Një qytetar nga Shkodra dhe një qytetar nga Durrësi të moshave 83-90 vjeç kanë humbur betejën me COVID19.
Statistika (03 Maj 2021)
Raste të reja ditore 38
Të shëruar në 24 orë 872
Të shtruar në spitale 123
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 1,762
Testime totale 641,968
Raste pozitive 131,276
Raste të shëruara 111,792
Raste Aktive 17,085
Humbje jete 2,399
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 14308
Fier 849
Shkodër 399
Durrës 249
Korçë 274
Gjirokastër 255
Vlorë 243
Elbasan 131
Kukës 103
Dibër 101
Berat 93
Lezhë 80