Minsitria e Shëndetësisë njoftoi të enjten se asnjë qytetar nuk ka humbur jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit.
Ndërkohë, në të njëjtin interval kohor u kryen 3 340 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 9 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: nga 4 raste në Tiranë, Shkodër, 1 në Vlorë.
Aktualisht po marrin trajtim spitalor 31 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,566 që nga fillimi i epidemisë.
Mbeten ende 343 raste aktive.
Statistika (3 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 9
Të shëruar në 24 orë 45
Të shtruar në spitale 31
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3,340
Testime totale 730,079
Raste pozitive 132,360
Raste të shëruara 129,566
Raste Aktive 343
Humbje jete 2,451
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 106
Shkodër 63
Korçë 55
Berat 33
Lezhë 24
Elbasan 22
Gjirokastër 11
Vlorë 11
Durrës 5
Dibër 5
Kukës 4
Fier 4