Tre qytetarë humbën jetën në 24 orët e fundit nga COVID-19 dhe janë shënuar 486 raste të infektuarish, njoftoi Ministria e Shëndetësisë të hënën.
Vijon rritja e rasteve aktive dhe shtrimeve në spital, ku aktualisht janë 9506 pacientë të infektuar në të gjithë vendin dhe 97 të shtruar te Spitali Infektiv, prej të cilëve 17 raportohet të jenë në gjendje të rënduar .
Ndërkohë mbetet i ulët numri i testimeve, 4532 në 24 orët e fundit, megjithëse të infektuar rezultojnë 10% e të testuarve.
Pjesa më e madhe e rasteve aktive, janë të përqëndruara në Tiranë, 3399, pasuar nga Shkodra me 1625 dhe Vlora me 897 infektime.
Ndërkohë, janë shëruar 207 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 133 332 që nga fillimi i epidemisë.
Qeveria vendosi të hënën vendosjen e orës policore nga ora 23:00 deri në 06:00 ndërsa vaksini u bë i detyruar për arsimtarët, studentët dhe punonjësit e shëndetësisë.