Asnjë humbje jete, 1140 testime, 2 të shëruar dhe 2 raste të reja në 24 orët e fundit u raportua nga Ministria e Shëndetësisë, më 4 korrik.
Aktualisht janë 52 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,029 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (5 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 2
Të shëruar në 24 orë 2
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1140
Testime totale 818,619
Raste pozitive 132,537
Raste të shëruara 130,029
Raste Aktive 52
Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 23
Shkodër 8
Elbasan 6
Durrës 5
Vlorë 5
Lezhë 2
Korçë 2
Fier 1