Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi të mërkurën se një pacient humbi jetën nga koronavirusi në vend.
Gjithashtu, nga 2,851 testime të kryera në 24 orët e fundit, kanë rezultuar 92 qytetarë pozitivë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 24 raste në Tiranë, 13 në Shkodër, nga 5 raste në Devoll, Elbasan, nga 4 raste në Korçë, Vlorë, nga 3 raste në Krujë, Fier, Berat, Gjirokastër, Malësi e Madhe, nga 2 raste Durrës, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Shijak, Skrapar, Patos, nga 1 rast Kavajë, Pogradec, Sarandë, Delvinë, Gramsh, Kuçovë, Poliçan, Konispol.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 842 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 113,468 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 112 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Betejën me Covid-19 e ka humbur aktori i mirënjohur Guljelm Radoja.
Statistika (05 Maj 2021)
Raste të reja ditore 92
Të shëruar në 24 orë 842
Të shtruar në spitale 112
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 2,851
Testime totale 646,814
Raste pozitive 131,419
Raste të shëruara 113,468
Raste Aktive 15,548
Humbje jete 2,403
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13096
Fier 607
Shkodër 370
Durrës 246
Korçë 238
Gjirokastër 242
Vlorë 240
Elbasan 132
Dibër 98
Kukës 96
Berat 95
Lezhë 88