Ministria e Shëndetësisë të dielwn bëri me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 3 qytetarë nga COVID-19 dhe janë regjistruar 896 raste të reja infektimesh.
Vijon rritja e rasteve aktive dhe shtrimeve në spital, ku aktualisht janë 12 003 pacientë të infektuar në të gjithë vendin dhe 132 të shtruar te Spitali Infektiv, prej të cilëve 14 raportohet të jenë në gjendje të rënduar.
Pjesa më e madhe e rasteve aktive, rreth 1/3 e tyre, janë të përqëndruara në Tiranë, 4375, pasuar nga Shkodra me 1999 dhe Durrwsi me 1025 infektime.
Ndërkohë, janë shëruar 4518 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 136 479 që nga fillimi i epidemisë.
Prej fillimit të pandemisë, Shqipëria ka regjistruar 150 997 raste me Covid-19, prej të cilëve 2515 persona të infektuar kanë humbur jetën.
Statistika (05 Shtator 2021)
Raste të reja ditore 896
Të shëruar në 24 orë 518
Të shtruar në spitale 132
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 4,228
Testime totale 1,076,983
Raste pozitive 150,997
Raste të shëruara 136,479
Raste Aktive 12,003
Humbje jete 2,515
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4375
Shkodër 1999
Durrës 1025
Vlorë 896
Fier 860
Lezhë 778
Elbasan 605
Berat 421
Korçë 307
Gjirokastër 299
Kukës 232
Dibër 206