Minsitria e Shëndetësisë njoftoi të martën se nuk ka asnjë humbje jete nga COVID-19 në 24 orët e fundit në vend.
Ndërkohë, në të njëjtin interval kohor u kryen 2 872 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 13 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Tiranë, Durrës, Elbasan, Berat, 1 rast Fier, Korçë, Librazhd, Dibër, Rroskovec.
Aktualisht po marrin trajtim spitalor 23 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 34 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,736 që nga fillimi i epidemisë.
Mbeten ende 209 raste aktive.
Statistika (08 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 13
Të shëruar në 24 orë 34
Të shtruar në spitale 23
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2872
Testime totale 743,447
Raste pozitive 132,397
Raste të shëruara 129,736
Raste Aktive 209
Humbje jete 2,452
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Shkodër 54
Tiranë 48
Berat 33
Lezhë 17
Korçë 16
Elbasan 15
Vlorë 7
Gjirokastër 5
Durrës 4
Fier 4
Kukës 3
Dibër 3