Minsitria e Shëndetësisë njoftoi të mërkurën se nuk ka asnjë humbje jete nga COVID-19 në 24 orët e fundit në vend.
Ndërkohë, në të njëjtin interval kohor u kryen 2 821 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 18 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 6 raste në Tiranë, 4 raste në Shkodër, 3 raste Malësi e Madhe, 2 raste në Kavajë, 1 rast në Fier, Përmet, Bulqizë.
Aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,761 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (09 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 18
Të shëruar në 24 orë 25
Të shtruar në spitale 20
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2821
Testime totale 746,268
Raste pozitive 132,415
Raste të shëruara 129,761
Raste Aktive 202
Humbje jete 2,452
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Shkodër 56
Tiranë 53
Berat 31
Lezhë 15
Korçë 13
Elbasan 13
Vlorë 4
Gjirokastër 4
Durrës 4
Fier 4
Kukës 2
Dibër 3